Rikthimi i shumëpritur i Rudina Magjistarit në ekran! 0 323

Moderatorja Rudina Magjistari u rikthye ditën e djeshme në ekran me emisionin e saj më të ri “Rudina”. Rikthimi i saj në ekran pritej me kërshëri dhe entuaziazëm nga audienca e pasdites.
“Jam shumë e lumtur që ju ritakoj”, u shpreh që në nisje të emisionit ajo. Moderatorja rikthehet pas një viti mungese në ekran me një emison, i cili mban emrin e saj. Teksa prezantoi të ftuarit e parë për këtë sezon, Rudina tregoi se emisioni se do të transmetohet çdo ditë në orën 17:00 në Tv Klan.
Emisioni i pasdites do të jetë gjithpërfshirës me tema sociale, aktualiteti, kulturore, nga bota e shoëbiz-it, etj. Po ashtu edhe të ftuarit do ti përkasin këtyre fushave.
Në emisionin e parë “Rudina”, ditën e djeshme ishin të ftuar Grida Duma, Albert Dumani, Era Rusi, Rezarta Skifteri, Orjola Pampuri dhe Leonard Coli.
Autorja dhe prezantuesja e suksesshme rikthehet në ekran pas një viti pauze, për arsyen e mëmësisë, lindjes së vajzës së saj Mia.

Përgatiti: S.L

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *