Jennifer Lopez dhe Calvin Harris në një lidhje? 0 98

Nuk ka kaluar më shumë se një muaj nga ndarja e Jennifer Lopez me partnerin e saj, koreografin Casper Smart. Por duket se 47 vjeçarja ka vendosur ta lërë pas këtë histori dhe ti hedhë sytë diku tjetër. Sërish bëhet fjalë për një personazh të famshëm, madje shumë herë më i ri se ajo në moshë. Daily Mail shkruan se Jennifer dhe Calvin janë duke kaluar goxha kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një hotel në Las Vegas, ku thuhet se janë duke punuar për projektin muzikor të radhës.
“Ato janë bërë shumë të afërt dhe kanë një kimi shumë të mirë me njëri-tjetrin”, ka treguar një burim. Dhe sikurse të mos mjaftonte, ato takohen në fshehtësi, duke u munduar ta mbajnë sa më të fshehtë raportin e tyre, i cili thuhet se është më shumë sesa miqësi. Por një tjetër burim thotë se ato duke menduar thjesht një bashkëpunim muzikor. Gjithsesi 47 vjeçarja dhe 32 vjeçari duken bukur bashkë, por mbetet të presim nëse këto janë thjesht thashetheme apo diçka konkrete. Megjithësi nuk do të bënte habi nëse mes tyre ka diçka më shumë.
Calvin Harris u nda nga Taylor Sëift pas 5 muajsh lidhje, ndërkohë që kjo e fundit po shijon të qenurit single pas ndarjes me Tom Hiddleston. Po ashtu, edhe Jennifer Lopez u nda para një muaj nga Casper Smart. Në fund të fundit, të dy janë single!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *