KreuArt

Klodiana Shala në mbështetje të artistit Helidon Xhixha!

Artisti i njohur shqiptar, Helidon Xhixha ka instaluar skulpturën e tij “Bliss” në oborrin qendror të Somerset House në Londër, me rastin e inagurimit të Bienales së Dizajnit. Vepra e tij bën pjesë në tre punimet e zgjedhura nga e gjithë bota për t’u instaluar në oborrin e Somerset House. Prezantimet e punimeve, të cilat kanë nisur në datën 7 do të vazhdojnë deri në 27 shtator. Vepra e artistit shqiptar është një mundësi për të reflektuar rreth çështjeve aktuale, me të cilat po përballet çdo ditë Europa.
E ndërkohë që skulptura e tij është instaluar në Somerset House në Londër, atletja Klodiana Shala me anë të një postimin në facebook, ka kërkuar mbështetje për këtë artist, duke e votuar punën e tij.
“Të dashur miq e bashkëatdhetarë të mi, le të mbështesim një artist të denjë e të vërtetë,një përfaqësues të jashtëzakonshëm të artit të shqiptar me të cilin të gjithë ne si shqiptarë duhet të krenohemi e ti jemi mirënjohës për kontributin e tij në përmirësimin e imazhit të vendit tonë në mbarë botën.
Bienalja e Dizajnit në Londër është prodhuar nga skuadra e Festivalit të Dizajnit të Londrës. Somerset House në Londër do të presë 37 vende nga e gjithë bota për 20 ditët e dizajnit. Prezantimet e punimeve të Dizajnit në Biennale do të bëhen nga data 7 deri në 27 shtator dhe do të ketë instalacione dhe ekspozita dizajni nga e gjithë bota. Tema është Utopia nëpërmjet Dizajnit: për të festuar 500-vjetorin e publikimit të klasikut të Thomas More “Utopia” (1516), nëpërmjet interpretimeve të secilit vend pjesëmarrës. Për të votuar deri më datë 19 shtator mjafton të plotësoni hapësirat me emër, mbiemër tuaj, adresë e-mail, të zgjidhni Albania tek hapësira “country” dhe në fund te klikoni mbi “submit”.
Ju lutem merrni pak kohë për të shprehur mbështetjen tuaj duke e votuar në linkun e mëposhtëm”
, ka shkruar Klodiana Shala.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF