FBI: Mbuloni webkamerat e kompjuterëve, rrezik për shpërndarje të dhënash 0 9

“Webkamerat në kompjuterët tanë?”. Duhet të mbulohen menjëherë! Paralajmërimi, duke marrë parasysh burimin duhet marrë në konsideratë. Ai që ka bërë thirrjen, është vetë drejtori i FBI-së James Comey, duke sugjeruar që të mbulohet objektivi me nastro apo mjete të tjera. Të lësh çdo gjë hapur në të kundërt do të na ekspozonte kundrejt rrezikut të ndërhyrjeve të jashtme informatike, me rrezikun e mëtejshëm se material i mbledhur nëpërmjet videokamerës mund të përdoret për kërcënime apo shantazhe. Një masë kjo që të gjitha zyrat amerikane e kanë marrë tashmë, shpjegoi Comey. ”Nëse shkoni në njërën nga zyrat tona do të mund të shikoni se në të gjithë kompjuterët objektivi i webkamerës është i mbuluar”. Nuk është hera e parë që, rreziku për sigurinë i shkaktuar nga webcam e instaluara në kompjuterët laptop dhe desktop bëhet objekt diskutimesh. Disa muaj më parë në një foto të publikuar në profilin e tij nga Mark Zuckerberg, shumë vunë re të habitur se edhe themeluesi i Facebook -ut, kishte mbuluar me nastro webkamerën dhe hyrjen e mikrofonit.

Edhe ndërmarrjet e sigurisë informatike po mobilizohen për t’i gjetur zgjidhje këtij problemi. Sipas asaj që shkruan “The Indipendent”, kompania “Hide My Ass” ka bërë me dije se po përgatit shpërndarjen e pajisjeve ad hoc pikërisht për të mbuluar lentet e webkamerave.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *