KreuBordo Men

Ferrari 488 spider: Makina me dizjanin më të bukur!

Ferrari edhe një herë tregoi se mjafton të kesh besim tek kjo markë. Model i saj “Ferrari 488 spider” ëshjtë më e bukura “’Sports car convertible” në Gjermani, sipas rezultatit të sondazhit mbi inovacionin e dizajnit të zhvilluar nga “Auto Motor un Sport”, një nga revistat gjermane më të rëndësishme mbi automjetet.

Për edicionin e 16-të të konkursit vjetor “Autonis Designa Award”, lexuesit e kësaj reviste kanë bërë zgjedhejt e tyre mes 115 modele të ndara në tetë kategori.

Nga ana tjetër shtëpia italiane me seli në Maranello, nëpërmjet Flavio Manzoni, zëvendësdrejtor i “Ferrari Design” deklaron se “ky është një rezultat me shumë rëndësi në një kategori kaq shumë konkurente dhe e një niveli të lartë, është një mirënjohje tjetër për përpjekjet e gjithë stafit të Ferrari Design”.

“Ferrari 488 spider” është i pajisur me një motor V8 që çliron 670 kuaj fuqi, duke kapur 0-100 kilometra në orë për tre sekonda, ndërsa deri në 200 për më pakë se 9 sekonda dhe arrin një shpejtësi prej 330 kilometrash në orë. Ky model kap një vlerë prej rreth 270 000 eurosh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF