Pushimet romantike të Nicole Scherzinger dhe të dashurit të saj!

Pavarësisht angazhimeve shumë impenjative në karrierën e tyre, ai si sportist dhe ajo si këngëtare, ato e gjejnë sërish kohën për të qëndruar bashkë. Madje sigurohen që këtë kohë ta shfrytëzojnë në maksimum. Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj, tenisti Grigor Dimitrov vendosën të kalonin disa ditë pushimesh të veçanta dhe romantike në Portofino të Italisë. Çifti është fotografuar teksa kanë qenë duke ecur rrugëve të kapur dorë për dorë, apo edhe duke shkëmbyer ndonjë puthje. Këngëtarja 38 vjeçare dukej e mrekullueshme dhe si gjithmonë në formë perfekte. Po ashtu edhe partneri i saj, tenisti Grigor Dimitrov.
Dyshja kanë shijuar edhe një xhiro me jaht, ku nuk kanë hezituar me anë të gjesteve të vogla të tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin. Burime afër çiftit kanë thënë për Daily Mail se lidhja e tyre është duke u bërë gjithmonë e më shumë serioze.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *