KreuStil Jetese

Qytetet e lëna jashtë vëmendjes, që duhen vizituar patjetër!

Në krye të listës së qyteteve që duam të vizitojmë padyshim është Roma, Parisi, Amsterdami. Po shumë pak larg këtyre metropoleve janë qytetet që kanë mbetur jashtë vëmendjes por që duhen vizituar patjetër.

Shkoni në Amsterdam, por mos humbisni MAASTRICHT-in

Në jug të Holandës, fare pak larg Gjermanisë dhe Belgjikës, shtrihet qyteti  magjepsës i Maastricht-it. I ndërtuar me gur kalldrëmi, qyteti i vogël me histori të pasur ka shumë për të ofruar. Dhe në fund të vizitës suaj mos harroni të shijoni menunë e veçantë në restorantin “Beluga”.

 Shkoni në Lisbonë, por mos humbisni PORTO-n

Në Portugalinë e veriut, qyteti i Porto-s duket si i dalë nga faqet e një libri përrallash. Mendoni: shkëmbinjtë me ngjyra, rrugët kodrinore, kishat e stilit barok, restorantet dhe baret moderne. Pjesa më e bukur? Udhëtim luksi nëpër qytet me pak shpenzim.

Shkoni në Kopenhagen, por mos humbisni AARHUS-in

Aarhus, qyteti i dytë më i madh në Danimarkë, është lënë shpesh në hije nga motra e saj më e madhe, Kopenhagen. Por qyteti simpatik ka shumë për të ofruar. Është një qytet i menaxhueshëm dhe me energji nga popullsia e re dhe bohemiane. Ky qytet është shtëpia e ARoS, një nga muzetë më të mëdhenj në Evropë. Është konsideruar si Meka e ushqimit sepse shumë shefa kuzhine lënë kryeqytetin për të punuar në restorantet e bukur të Aarhus-it.

Shkoni në Firence, por mos humbisni PERUGIA-n

Peruxha, kryeqendra e Umbria-s, ka qenë shpesh nën hijen e qyteteve më të njohura të zonës së Toskanës, si Firence dhe Siena. Më të qetë se fqinjët e vet toskanë, Peruxha është e stilit mesjetar, e vendosur mbi kodër dhe në sfond janë kodrat e harlisura me vreshta. Rrugët gjarpëruese janë të mbushur me restorante të vogla që shërbejnë verën e zonës, djathë dhe proshutë.

Shkoni  në Berlin, por mos humbisni HAMBURG-un

Sigurisht, Berlini është epiqendra e kulturës gjermane, por Hamburgu është më kozmopolitan në llojin e vetë. Kërceni në klubet e natës me muzikë elektronike dhe pasi të keni pirë merreni veten me të mira në Hamburg Fish Market që çelet në orën 5 të mëngjesit. Tingëllon çuditshëm, por është traditë e këtij vendi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF