Sherebela, një bimë e dobishme për femrat 0 193

A keni menduar ndonjëherë për origjinën e emrit Sherebelë? Rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë “shërim”. Sherebela është e lidhur shpesh me anën femërore dhe është një aleate e vlefshme e femrave, në veçanti për shqetësimet e vogla apo të mëdha që mund të ndodhin çdo muaj me ciklin menstrual, por edhe në moshën e menopauzës. Efektet e kësaj bime për mirëqenien e femrave ndihmojnë për të balancuar sistemin hormonal.

Në lidhje me menopauzën, efekti pozitiv i sherebelës lidhet me zbutjen e problemit të bezdisshëm të flukseve të nxehtësisë. E dobishme edhe në rastet e dhimbjes së kokës, migrenës (veçanërisht nëse provokohet gjatë ciklit menstrual apo menopauzës), dhe problemeve të frymëmarrjes dhe sekrecioneve të mushkërive.

Mënyra më e lehtë për ta përdorur atë është që të vendoset 4-5 gjethe sherebele në 1 gotë me ujë të vluar, dhe t’i lëmë të kullojnë për rreth 3 minuta, pastaj të filtrohet dhe pihet çaji, duke shtuar një lugë mjaltë. Sherebela, është e përkryer në rastet e problemeve t tretjes, por edhe për problemet më të zakonshme tek gratë në moshë riprodhuese që kanë të bëjnë me fertilitetin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *