KreuCelebrity

Kim Kardashian shokon: 6000 selfie gjatë katër ditëve pushime

Kim Kardashian shokon me gjithçka bën dhe thotë. Por më shumë ajo shokon me vanitetin dhe dëshirën për të qenë e famshme dhe në qendër të vëmendjes me çdo kusht. Këtë herë Kim ka thyer një rekord: 6000 selfie gjatë katër ditëve që ishte duke pushuar (Pse, çfarë pune bën Kim?). Raportohet që e famshmja për të qenë e famshme Kim Kardashian ka pranuar se ka realizuar 6000 fotografi selfie me telefonin e saj kur ka qenë duke pushuar në Meksikë, në fshatin bregdetar Punta Mita. Me një llogari të thjeshtë, janë bërë afërsisht 1500 selfie në ditë ose 62 të tilla në një orë. Kjo do të thotë, një fotografi në minutë. Lind pyetja: A ka fjetur Kim?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF