50 nuancat e tapetit të kuq të Emmy Awards 0 51

Gaten Matarazzo, Caleb McLaughlin dhe Millie Bobby Brown, heronjtë e rinj të serialit, të Netflix, Stranger Things, tërhoqën vëmendje në tapetin e kuq, më pas në skenë ku shpërndanë sanduiçë me gjalp kikiriku dhe reçel. Një ngjarje habitëse që na jep edhe më shumë dëshirë për të adhuruar Millie Bobby Brown me fustanin e saj me lule Red Valentino, një zbulim në këtë serial që është duke u shndërruar në një ikonë të re të modës dhe është vetëm 12 vjeç.

Në aspektin e veshjeve, aktoret e kësaj ceremonie kanë dhënë gjithçka. Fustane njëshe, dekolte të hapur dhe ngjyra nga më të ndryshmet. Ato zotërojnë shumë mirë kodet për t’u shfaqur sa më mirë në ekrane. Sarah Paulson (që e kemi parë në serialin American Horror Story) me Prada, Amy Poehler dhe Tina Fey respektivisht me Pamella Roland dhe Oscar de la Renta shkëlqyen me të gjitha nuancat e jeshiles para fotografëve.

Priyanka Chopra (Quantico), me një veshje glamur të Jason Wu dhe Tatiana Maslany (Orphan Black) me një krijim Alexander Wang, të cilat kanë provuar një fustan karmin mbi tapetin e kuq.

Sophie Turner (Game of Thrones) krejtësisht transparente me Valentino, Kristien Sunst (Fargo) me një dekolte të hapur Givenchy haut couture dhe Kerry Washington (Scandal) me bust Brandon Maxwell, që të tre kanë zgjedhur fustanin e vogël të zi që i reziston kohës. Aksesori më i bukur i këtyre modeleve të tapetit të kuq? Talenti i tyre, i vlerësuar maksimalisht.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *