KreuArt

Të gjithë filmat e Presidentëve nga LBJ deri tek Obama, racizmi ende çështje e hapur

Në festivalin e Torontos sapo është krijuar një degë e re me rrëfime biografike. Regjisori Reiner:‘E urreja Johnson, tani e kuptoj madhështinë e tij’

Të gjithë burrat janë njësoj, edhe nëse disave u mohohet trajtimi i njëjtë me të tjerët. Ka ardhur momenti që njerëzit me ngjyrë të Amerikës të trajtohen njësoj, me të njëjtin respekt dhe të kenë të njëjtat të drejta më të bardhët’’. Në Amerikë, ku afroamerikanët akoma protestojnë kundër dhunës nga ana e policisë, fraza më mirëkuptuese vjen nga e shkuara. Ai që e ka shqiptuar është Lyndon B.Johnson, në filmin LBJ të prezantuar në festivalin e Torontos në premierën botërore, në të cilën festohet Presidenti i 36-të i Amerikës, mbahet mend pasi i dha fund ndarjeve racore me Aktin e të Drejtave Civile.

Një ligj i nisur nga paardhësi i tij John F. Kennedy, deri në vrasjen e tij të ndodhur në 22 nëntor të vitit1963. ‘Motivi për t’iu rikthyer në këtë periudhë historike me figurën e Lyndon Johnson – shpjegon regjisori Rob Reiner – është se u mor me problemet raciale dhe kjo është veçanërisht e e rëndësishme për kohën në të cilën jetojmë: Trump, kandidati për tu bërë Presidenti i 45 –të i Vendit tonë, ka përdorur në fushatë fraza raciste, duke na bërë të kuptojmë se: ka ende shumë për tu bërë që ky problem të zhduket.

Ajo çka del prej analizës së kësaj periudhe të trajtuar në këtë film është se Johnson, i interpretuar me finesë nga Woody Harrelson, i mundur në zgjedhjet e para nga Kennedy dhe i bindur pastaj për ti shërbyer atij si zëvendës president, , u gjend nga President duke bërë një betejë që nuk ishte e tija: ajo për barazinë dhe të drejtën e votës së njerëzve me ngjyrë, që për atë, senatorin nga Teksasi me siguri nuk përbënte prioritet.

Gjykimi i Historisë është diçka me të cilën i duhet të përballet edhe Presidenti Obama, të cilit i është dedikuar filmi Barry, edhe ai premierë botërore në Toronto: një film në të cilin rindërtohen vitet në të cilat i riu Barack shkon në New York për të frekuentuar Universitetin Kolumbian dhe kërkon të kuptojë se cili është vendi i tij në këtë botë. Janë vitet në të cilat fillon të tregojë cilësitë humane dhe të komunikimit që e ndihmojnë të lëvizë me lehtësi në çdo kontekst social.

Çështja raciale mbetet ende e hapur, ashtu siç tregon dokumentari, edhe ai i prezantuar në Toronto, ‘‘Nuk jam Zezaku Yt’’, në të cilin duke nisur nga libri i papërfunduar i James Baldwin mbi jetën dhe vdekjen e dhunshme të Medgar Evers, Malcom X dhe Martin
Luther King, ndërmerret një udhëtim në historinë e luftës për të drejtat civile që arrin deri në vrasjen e afroamerikanëve, midis të cilëve Trayvon Martin dhe Mike Brown.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF