KreuStil Jetese

Dëshironi të humbisni peshë? Mjaft u stresuat!

 

Ju mund të bëni gjithçka për të qëndruar në formë duke ngrënë mirë. Por, në qoftë se ju do të jeni të stresuar, të gjitha përpjekjet tuaja do të shkojnë dëm. Ky është një studim i ri, i cili ka zbuluar se ankthi neutralizon çdo përfitim nga vaktet e shëndetshëm.

Gjatë kohës së stresit, një ushqim i shëndetshëm me pulë si krahët e skuqur fort, të përgatitur me vaj luledielli është aq i keq për zemrën tuaj, ky është pretendimi i hulumtuesve të Ohio State University Wexner Medical Center.

Rezultatet e botuara në revistën Molekulare të Psikiatrisë, hedhin dritë mbi atë se si ndikon mirëqenia fizike në shëndetin tonë mendor.

Mjaft u stresuat në lidhje me peshën tuaj! Studiuesi Dr Janice Kiecolt-Glaser, i Ohio State University për këtë shprehet se, është e nevojshme që të ndërhyhet realisht në llojin e ushqimit që hamë.

“Nëse pezmatimi i njerëzve është i lartë, pa marrë parasysh ushqimin që ata hanë, mund të pësojnë diabet apo dhe sëmundje në zemër”, thotë Dr Kiecolt-Glaser. Ky studim ka kontribuar edhe në fushat e njëjta të hulumtimit, që tregojnë për stresin dhe dietat, që përmbajnë yndyrë të lartë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF