KreuArt

Elton John, njofton largimin nga muzika: “Është radha e tjetërkujt”

Elton John ka bërë me dije largimin nga muzika pas shitjeve zhgënjyese të albumit të tij të fundit “Wonderful Crazy Night”. Këngëtari, i cili ka bërë dhjetra hite me partnerin e tij në muzikë Bernie Taupin që nga fundi i viteve ’60, tregon se është i gatshëm të tërhiqet nga muzika pasi fansat janë ngopur me muzikën e tij. “E dashuroj muzikën,” shprehet këngëtari i hitit “Rocket Man” i cili ka shitur më shumë se 300 milion regjistrime. “Këngët e mia nuk shesin me sepse njerëzit kanë mjaftueshëm të tilla në koleksionet e tyre. Dua të bëj këngë por tani është radha e tjetërkujt.” Megjithatë, ndërsa është i gëzuar të lërë stafetën gjeneratës së re, aftësia e tij për të kënduar duket se është rritur më kohën. “Zëri im po bëhet gjithnjë më i mirë tani që vitet kalojnë. Mendoj se këndoj më mirë se sa kurdoherë.” Elton John po planifikon ditëlindjen e tij të 70-të në muajin mars: “Do të jem në Los Angeles. Do të doja të bëja diçka për bamirësi atë natë.”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF