KreuStil Jetese

Faqet e internetit ‘të veshura’ në blu

Përse në faqet e internetit që përdorim më shpesh bluja është prezent më shumë se çdo gjë tjetër.

Nuk e di se në cilat faqe interneti është përqendruar browser-i juaj, por jam gati të vendos bast: çfarëdolloj faqeje të jetë, ngjyra blu është pjesë e konsiderueshme e saj. Ishte gjëja e parë që grafik dizajneri i njohur Paul Hebert vuri re kohët e fundit, kur nisi të ekzaminojë gamën e ngjyrave të faqeve më të rëndësishme në botë.

Nga 10 faqet më popullore të internetit në një nivel global, në fakt hijet e blusë dhe të ngjyrës së kaltër i tejkalojnë ngjyrat e tjera më shumë se dy herë. Sigurisht që bëhet fjalë për një shembull të vogël, pasi në momentin në të cilin po shkruaj këtë artikull llogariten se janë përafërsisht 4,7 miliardë faqe, por të mjaftueshme për të shtyrë versionin amerikan të Wired të nominojë ngjyrën blu si ‘ngjyra më popullore në internet’ dhe për ta konfirmuar këtë vëzhgim të vjetër që qarkullon në botën e ueb dizajnit.

Në internet, është çdo gjë blu: ka faqe kryesore dhe dritare blu. Bluja është ngjyra kryesore qw pwrdor Facebook, LinkedIn, Microsoft, WordPress, Pandora, madje dominon edhe në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Por pyetja është: përse? Si arritëm në dominimin e blusë që Herbert  përllogariti dhe që shumë persona të tjerë e kanë vërejtur. Nuk ekziston një autoritet i qendërzuar ueb dizajni që ta imponojë një gjë të tillë.

Mark Zuckerbert ka treguar se blunë e ka zgjedhur pasi ai vuan nga daltonizmi dhe ka pandjeshmëri të theksuar kundrejt ngjyrës së kuqe dhe asaj jeshile. Google ka treguar se bluja ishte ngjyra që funksiononte më mirë në testet e tipit A/B. Arsyeja thelbësore mund të jetë që ueb dizajni, ashtu si arti, imiton jetën, dhe ne në jetën reale preferojmë blunë. Ekzistojnë prova të ndryshme që të bëjnë të mendosh se ka edhe pwrjashtime, mjafton të pyesësh guximtarët e projekteve Yelp, Instagram dhe Snapchat, të cilat kanë zgjedhur një ngjyrë ndryshe. Janë bërë disa sondazhe globale nga të cilat rezulton se bluja është ngjyra që shpesh qoftë burrat dhe gratë preferojnë. Qoftë në laboratorë, apo edhe në testet A/B, subjektet zgjedhin blunë pasi të falë një ndjesi besimi dhe rehatie, çka mund të shpjegojë se përse ngjyra blu është gjithmonë prezente në shumë prej butonave ‘‘log-in’’ dhe ‘‘blej’’ në faqet e internetit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF