Kur Google Street View respekton privatësinë e lopëve

Një gazetar i ”The Guardian” vuri re se Google Street View, shërbimi i Google Maps që nga viti 2007 u lejon përdoruesve të shikojnë pjesë nga shumë vende të botës falë fotografive në 360 gradë, ka fshehur pjesën e fytyrës së një lope në një nga imazhet që mund të shihen duke kërkuar Coe Fen, afër Cambridge, në Mbretërinë e Bashkuar. Nga viti 2008 Street View mundohet të fsheh fytyrat e personave që fotografohen bashkë me rrugët, ndërtesat apo monumentet për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Twiteri i David Shariatmadari, gazetarit të The Guardian, në të cilin  gjendet imazhi me lopën, i realizuar në gusht të vitit 2015, ishte klikuar më shumë se 12 mijë herë.

Sigurisht software i njohjes që Google përdor ka bërë një gabim duke fshehur fytyrën e lopës: e provon këtë vetë fakti se po në të njëjtën foto gjendet një tjetër lopë, fytyra e së cilës është e qartë.

Falë Google Street View mund të shihen shumë fakte interesante në të gjithë botën, midis të cilave, arrestime, arinj polar në verilindje të Kanadasë, se si përfundojnë rrugët në të gjithë botën, shumë pulëbardha, çfarë mbetet nga një ishull japonez që ndoshta në vitet Pesëdhjetë ishte ndoshta më i mbipopulluari në botë, njerëz që pastrojnë dritaret duke rrezikuar veten dhe se çfarë mund të shihet nga grataçela më e lartë në botë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *