KreuCelebrity

Miley Cyrus habit me vokalin e saj

Miley Cyrus duket se e ka merituar rolin e anëtares së jurisë në “The Voice”. Ish Hannah Montana ka një zë të fuqishëm dhe gjithnjë çudit në skenë. Në “The Tonight Show” të Jimmy Fallon, ajo bëri pikërisht këtë. Ajo këndoi “Baby, I’m In The Mood For You” të Bob Dylan-it, me bandën The Roots. Me një interpretim krej të natyrshëm, Miley ishte e pabesueshme.

Cyrus dëshmoi edhe një herë tjetër për vlerat e saj vokale dhe shpërtheu në fuqi dhe emocion në çdo notë të kënduar. Jimmy Fallon dukej i impresionuar kur e uroi në përfundim të performancës.

Gjatë intervistës, këngëtarja zbuloi disa nga pasionet e saj. Miley tregoi se i kushtohet shumë jogës, veçanërisht asaj me emrin Ashtanga. 23 vjeçarja shpesh poston në Instagram qëndrime tepër të vështira të kësaj disipline. Me këtë rast, ajo i dha edhe Fallon-it disa mësime Ashtanga.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF