KreuArt

Të pikturosh natyrën mbi kurrizin e femrave

Ajo që ne e quajmë arti i trupit kësaj here vjen ndryshe. Oqeane dhe male nën dritën e hënës pikturohen në format trupore të femrës. Janë imazhe të realizuara, si rrallëherë në kurrizin e tyre. Ky është një projekt i krijuar nga artist, ku bukuria e femrës martohet me skena spektakolare të natyrës. John Poppleton është nga Kalifornia dhe krijon vepra të pabesueshme arti, direkt mbi lëkurën e njeriut, duke përdorur hije fluorishente, ngjyra portokalli dhe jeshile dhe pastaj i fotografon ato me rezultate mahnitëse.

Artisti me “Arratisje në trup” prezanton fenomene të naturës, si dielli afrikan, oqeanet tropikale, stuhitë e shiut dhe vargjet malore nën dritën e hënës.

Ai e nisi fotografinë si hob, derisa disa miq e bindën për të fotografuar dasmat e tyre në vitin 1993. Më pas, u bë një fotograf profesionist për portretet, duke lulëzuar në këtë industri për më shumë se 20 vjet. Qëllimi i tij ka qenë gjithmonë që të krijonte gjëra origjinale, por portretet për fantazi nuk kanë qenë kurrë pjesë e planeve të tij. “Unë nuk isha duke e kërkuar, por ajo më gjeti”, thotë ai. Në vitin 2003 nisi të punojë edhe me photoshop-in.

 

“Por gjërat me të vërtetë morën hov tjetër, kur pronari i një dyqani më pyeti
nëse mund të krijoja 12 imazhe për një kalendar. Kjo është ajo që më dha shtytje më të madhe “.Në vitin 2010, teksa rrinte një natë pa gjumë, në shtratin e një dhome hoteli, John u frymëzua për të përdorur dritën e zezë. Kjo do të ishte aventura më e madhe e karrierës së tij. Ai sot është vlerësuar për shkak të fantazisë me çmime ndërkombëtare për fotografinë. Aktualisht jeton në Wellsville në Veri të Utah-s me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF