KreuArt

Ekskluzive: Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision 2017

Radio Televizioni Shqiptar ka konfirmuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision Song Contest. Kjo do të jetë pjesëmarrja e 14-të e Shqipërisë në Eurovision. Vitin e kaluar vendi ynë u përfaqësua nga këngëtarja Eneda Tarifa me këngën “Fairytale”, me kompozim dhe tekst të Olsa Toqit.

Shqipëria nisi rrugëtimin në këtë garë të madhe muzikore në vitin 2004 duke u përfaqësuar nga këngëtarja Anjeza Shahini. Rezultati më i lartë i arritur deri më tani është ai i vitit 2012 ku Shqipëria zuri vendin e pestë me përfaqësimin e këngëtares Rona Nishliu me këngën “Suus”.

Edicioni i 62-të i Eurovisionit do të mbahet në Kiev të Ukrainës, pasi fituesja e vitit të kaluar ishte Jamala me këngën “1944”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF