KreuStil Jetese

Një Enca tjetër!

Enca së shpejti me një këngë të re. Nuk do të jetë si këngët që keni dëgjuar më herët. As si “A po t’pëlqen” dhe as si “Call me goddess”. Nuk do të jetë as bashkëpunim me Noizyn. Kënga e re do të na prezantojë me një Enca tjetër. Bëhet fjalë për një baladë por pa ju larguar stilit të këngëtares. Një baladë për dashurinë që ka brenda ëmbëlsinë por edhe dhimbjen. “Është një baladë bittersweet. Diçka krejt ndryshe për mua,” tregon Enca për BORDO. E realizuar nga një producent amerikan, kënga do të jetë në anglisht duke synuar tregun ndërkombëtar dhe për të qenë më afër fansave të saj të cilët janë të shumtë edhe përtej kufijëve. Teksti është shkruar nga vetë këngëtarja dhe nga një tekstshkruese amerikane. Kjo është kënga e parë tërësisht në gjuhën angleze për 20 vjeçaren dhe pritet të dalë në fillim të tetorit bashkë me videoklipin. “Jam shumë entuziaste për këtë projekt,” shprehet Enca e cila sapo është kthyer nga një tjetër sukses. Në “Zhurma Video Music Awards” mbajtur në Kosovë pak ditë më parë, Enca rrëmbeu çmimet kryesore si Best Pop dhe Best Female me klipin e këngën “Dreq”, dhe Çmimin e Internetit dhe Best Video me këngën “Bow down”, bashkëpunim me Noizyn.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF