Si të pranojmë realitetin dhe ta bëjmë jetën tonë më të thjeshtë 0 245

Të njohim realitetin për atë që është, pa qenë nevoja të ndryshojmë domosdoshmërish atë çka po jetojmë, mund të na ndihmojë të reduktojmë stresin. Sekreti qëndron tek aftësia për të mësuar që ta duash veten, ose thënë ndryshe një gjendje mendore që na lejon të bëjmë llogaritë me gjërat e vështira që na ndodhin dhe të menaxhojmë emocionet, duke u përgjigjur në mënyrë të vetëdijshme, në vend që të reagojmë ndaj një situate. Psikologja amerikane Erin Olivo na propozon katër strategji për të mësuar se si ta bëjmë një gjë të tillë.

‘Nuk mund të ndryshojmë atë që na ndodh, por mund të ndryshojmë reagimin tonë, dhe pranimi i realitetit nis nga gjërat e vogla’’, shprehet psikologja.

‘Nëse reflektojmë rreth situatave të ndryshme, gjatë të cilave kemi refuzuar realitetin, do të kuptojmë se kjo ndodh më shpesh nga sa besojmë’’. Problemi është, që të dëshirosh një jetë të ndryshme nga ajo që po jetojmë, na shtyn të mohojmë apo të zbehim ndjenjat tona apo, në rastin më të keq, të luftojmë realitetin.

Të menaxhojmë emocionet

Kur ajo që na nervozon nuk na kufizon apo influencon, mund të shohim më qartë situatën që po jetojmë dhe të gjëjmë zgjidhje në mënyrë më kreative, të ekuilibruar dhe fleksibël. Sipas ekuacionit të asaj që na i bën jetën e vështirë, në fakt, emocionet luajnë një rol kryesor. ‘‘Pas problemeve më të cilat na duhet të përballemi përditë, qëndrojnë ndjenjat tona. Menaxhimi i emocioneve, bën kështu të mundur që të kontrollojmë stresin’’.

Si praktikohet

Lajmi i mirë është se pranimi i realitetit është një aftësi që mund të mësohet nga kushdo, thjesht duke u praktikuar me përkushtim çdo ditë. Ja katër sugjerime për të nisur me këmbën e mbarë:

  1. Ndaluni

Kur e kuptoni se po silleni si antagoniste kundrejt realitetit, përpiquni të mos reagoni menjëherë dhe të përqendroheni në qëndrimin tuaj: ulni shpatullat, nxirrni kraharorin para, mbani shpinën tuaj drejt dhe merrni frymë thellë.

  1. Tregohuni të vëmendshëm

Mundohuni të dalloni momentet e mospranimit. Jo domosdoshmërish duhet të jenë situata të mëdha apo të rëndësishme. Tregohuni të kujdesshëm ndaj atyre rasteve që ju dëshironi që gjërat të ishin ndryshe. Mbani shënim: bëhet fjalë për të praktikuar pranimin e realitetit.

  1. Kujtohuni se pranimi i realitetit është një zgjedhje

Të gjitha herët, gjatë ditës suaj, kur do të gjendeni në një situatë të cilën e keni të vështirë ta pranoni, shikoni situatën me të cilën keni të bëni dhe përsërisni me vete fjalinë ‘Është ajo që është’’. Do të ndieni se tensioni do të largohet gradualisht.

  1. Kujdesuni për veten tuaj

Tregohuni të duruar me veten tuaj, dhe largoni stresin me fjali të tipit: ‘‘Nuk më pëlqen kjo situatë, por mund të jetoj me të, do të kalojë. Duhet të jem i duruar me veten, ndërkohë që jetoj këtë moment’’.

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *