KreuStil Jetese

10 Të famshëm që janë shfaqur pa makeup në tapetin e kuq dhe duken absolutisht mahnitës.

Ekziston një trend i ri, që të famshmit të shfaqen në tapetin e kuq pa makeup ose me pak. Kjo eksperiencë është një sfidë më vete, por që na lejon ne të shikojmë vipat tanë të preferuar pa makeup. Duhet me të vërtetë guxim që të shkosh kundër steriotipeve të shoqërisë dhe të shfaqesh para kamerave natyrale.

Alicia Keys

Alicia është tanimë një anëtare e lëvizjes ‘no makeup’ dhe shpesh shfaqet në evente apo në kopertinat e revistave pa makeup. ‘Shpresoj që kjo iniciativë të kthehet në një revolucion të vërtetë’, tha Keys, ‘pasi nuk dua të përdor më makeup’.

Jennifer Garner

Aktorja vendosi të mbështesë Alicia Keys dhe zgjodhi të shkojë në Telluride Film Festival pa makeup dhe e veshur me xhinse dhe një xhaketë.

Amanda Seyfried

Amanda është shprehur se ajo nuk është një fans e grimit të fortë dhe se në jetën e përditshme nuk e përdor atë.

 

Tilda Swinton

Ndodh shumë rrallë që ne të shikojmë Tilda Swinton me makeup të fortë. Ajo është e bindur se makeup të bën të dukesh dikush tjetër.

Gisele Bündchen

Kjo supermodele zakonisht përdor një makeup kaq të lehtë saqë nuk mund të dallohet.

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence u shfaq me fytyrën e pastër në premierën e ‘‘The Great Gatsby’’. Kjo nxiti shumë diskutime, megjithatë askush nuk mund ta mohojë se aktorja duket mahnitëse dhe natyrale.

Heidi Klum

Modelja e famshme nuk dëshiron t’i dedikojë shumë kohë makeup-it. ‘Mundohem të mos përdor makeup në ditë të zakonshme. Nuk jam një person i komplikuar. Nuk jam e prirur të përdor kremra apo gjëra të tilla. Më pëlqen të qëndroj e thjeshtë’, u shpreh Heidi.

Natalia Vodianova

Shumë rrallë mund të ndodhë ta shikoni supermodelen me makeup në jetën e saj të përditshme. Në tapetin e kuq, Natalia duket e mrekullueshme me shumë pak makeup.

Naomi Watts

Naomi gjithashtu pëlqen të shfaqet pa makeup, madje edhe në tapetin e kuq.

Kate Winslet

‘Dua të pranoj veten time ashtu siç është, dhe dua që një gjë të tillë ta bëni edhe ju, në mënyrën tuaj, dhe të doni vetveten ashtu siç jeni’, është shprehur Kate Winslet.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF