KreuStil Jetese

Elvana Gjata ‘‘përballë’’ Jennifer Lopez

 

elvana1

 

Të dyja janë këngëtare, joshëse dhe për më tepër shumë të dashura për publikun, ndonjëherë edhe vizualisht të ngjashme rastësisht ose jo… Me flokët e lagura, vështrim dhe qëndrim të sigurt, e tillë është një nga pozat e Jennifer Lopez që nuk mund të mos mbetet gjatë në kujtesë. Aq sa në fotot e fundit të publikuara nga këngëtarja shqiptare Elvana Gjata të rikthehet në mendje instinktivisht imazhi i saj.

Jo më pak e bukur, është shfaqur në këto foto të publikuara në rrjetet sociale Elvana Gjata. Fotografi këto, që kanë marrë një sërë komentesh pozitive nga fansat e saj. Impakti pozitiv është arritur dhe kjo ka rëndësi, sepse një bukuri e tillë është gjithmonë e mirëpritur pavarësisht nëse është unike në dukjen e saj apo jo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF