KreuCelebrity

Flaka Krelani e ndez edhe një herë zjarr!

Flaka Krelani shumë shpejt do të publikojë këngën dhe videon e saj më të re. Kënga titullohet “Fire”. Duket se këngëtarja dëshiron të na tregojë diçka për Flakën. “Përmes kësaj kënge do të flas nga perspektiva ime si Flakë, se si i shoh gjërat unë,” tregon për BORDO këngëtarja me zërin e fuqishëm. Muzika e këngës është krijuar nga vëllai i saj, Qëndrim Krelani (XhimiOndëBeat) dhe i takon ritmeve Pop – Drum&Base. Teksti është shkruar nga Alvin Karaqi ndërsa video është realizuar nga Blerdi Malushi. “Fire” është pjesë e albumit “Xperimental”, publikuar rreth tre muaj më parë. Pyetur se pse është zgjedhur kjo këngë nga albumi për t’i bashkëngjitur një videoklip, Flaka përgjigjet: “Sepse vetë kënga e ka titullin “Fire” (Flakë), këngë e cila më përfaqëson gati më së miri si karakter nga të gjitha këngët e tjera në albumin tim “Xperimental”). Ky është albumi i parë i këngëtares Krelani, i cili përmban 16 këngë mes të cilave “Relax”, “Zjam”, “Am I good man” dhe “A ka kuptim”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF