KreuCelebrity

Kujt i shkojnë më shumë?

Ka shkaktuar humor një postim i Rob Kardashian në Instagram. 29 vjeçari ka përpunuar një fotografi të tijën me fotoshop duke i shtuar vetes flokë të gjatë biondë. Më pas e ka vendosur në mesin e fotografive të Kim, Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie, të gjitha me të njëjtin look. “Kujt i shkojnë më shumë?,” ka pyetur Rob ndjekësit e tij në rrjetin social. Fansat kanë qenë të shpejtë në reagim duke shkruar dhjetra komente. “Shikojeni Rob-in,” shkruan një komentues. “Rob, mos ke marrë hua paruket e Kim-it?”, pyet një tjetër. Kylie dhe Kendall duket se kanë marrë më shumë vota, ndërsa Kim ka bërë më pak përshtypje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF