KreuStil Jetese

Sfilatat në Milano: 7 mrekullitë e ditës së parë

Janë të pakta siguritë në jetë. Midis këtyre, është me siguri fakti që pas sfilatave të New York-ut dhe atyre të Londrës i takon Milanos. Nuk mund të ndodhte  ndryshe edhe kësaj radhe.

Në kryeqytetin e ‘‘made in Italy’’ ka nisur sot java intensive dhe e ngarkuar dedikuar koleksioneve të Pranverës së ardhshme. Të indentifikosh trendet dhe të arrish në përfundime kur tigani është ende në zjarr është thuajse e pamundur. Më mirë, preferojmë t’ju tregojmë me radhë 7 mrekullitë jo të botës antike, por ato të ditës së parë të modës në Milano.

Alberta Ferretti: lavdërim për punën e rrobaqepësve. Për t’i pritur të ftuarit, u kujdesën 50 rrobaqepës të shtëpisë, të veshur në mënyrë perfekt me këmisha të bardha. Dukeshin disi të emocionuar. Por stilisti e kishte menduar të drejtë se edhe rrobaqepësit e meritonin këtë moment të tyre lavdie, me rastin e një koleksioni, për më tepër të goditur, dhe të një sfilate impresionuese edhe nga prezenca e ‘superwow’, Bella Hadid-it, bukuria e së cilës të lë me gojë hapur.

Francesco Scognamiglio: nuk mund të mos vihet re dora mashkullore në punën e tij mbreslënëse. Hiperfeminilitetit të zakonshëm dhe joshës të stilistit, kësaj radhe i janë shtuar detaje ekskluzive. E gjithë merita e veshjeve me vija nga ato të kamishave. E transformuar nga një shi kristalesh e perlash që janë përdorur për të joshur masën.

Fausto Puglisi: Formula klasike e sfilatave, ndoshta, është bërë pak e mërzitshme. Stilisti merr timonin në dorë dhe vendos në skenë një tablo të gjallë të bazuara në kryqëzime, drita neoni, shenjtorë dhe Madona, në të cilën lëvizin –  me klasin e duhur- modele dhe aktorë të

Philipp Plein: ai po që di të bëjë shfaqje. Nga një këndvështrim, sfilita më e pritur e Milanos( edhe se stilisti ka deklaruar se do ë zhvendoset në New York). Kësaj radhe kemi parë një qytet amerikan të viteve 50, i gjithi i sheqerosur. Nuk ishte një halucinacion, betohem. Ishim të gjithë esëll.

Guçi: surprizues, anarkik, barok, absurd. Gjithnjë edhe më shumë.Moda e Alessandro Michele-s i shkrin të gjitha së bashku gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje, duke rezultuar njëkohësisht seksi, ironike, e fortë, intelektuale dhe elegante. Por asgjë në mënyrë të tepruar. Ose më saktë gjeniale ashtu sikundër vetëm çmenduria di të jetë.

N°21.  Alessandro Dell’Acqua është një stilist me një inteligjencë të madhe,  kurajë, forcë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, talent. Në këtë koleksion nga më të realizuarit e karrierës së tij luan me pupla, dantella, dhe me detajin e pompon-it të thjeshtë por skenografik. Është detaji që bën ndryshimin.

Roberto Cavalli: Shtatëdhjetë si asnjë tjetër. Nuk ka limite në ringjalljen estetike të të Shtatëdhjetave , pak ‘hipi, pak gipsi’ ashtu si moda fiorentinase. Duket e thjeshtë, por për tu realizuar kaq mirë, kërkon një punë të madhe. Më parë kujdesej për këtë Roberto Cavalli, ndërsa tani puna i takon Peter Dundas-it, në aspektin kreativ. Në pasarelat bija të luleve, në sensin e look-eve të pasur, që gratë Shtatëdhjetë në shpirt nuk mund të mos e duan. Nga 17 e deri 70 vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF