KreuCelebrity

Adele: Njerëzit me zërin më të mirë, tymosin!

Ajo është konsideruar si këngëtarja me zërin më të mirë e më të fuqishëm të artistëve të viteve të fundit. Por Adele ka shokuar me deklaratën e saj: “Që kur kam lënë duhanin zëri im në të kënduar është më i dobët.” 28 vjeçarja e cila ka kryesuar për një kohë të gjatë klasifikimet me baladat e saj, ka hequr dorë nga ky ves pesë vite më parë për të përmirësuar shëndetin e saj. Por këngëtarja është e frikësuar se zëri po i dëmtohet. “Njerëzit me zërin më të mirë, gjithnjë tymosin. E kam lënë duhanin dhe jam e bindur se ma ka dobësuar zërin,” shprehet këngëtarja e hitit “Hello”. Ndërsa vokali i saj është vlerësuar në mbarë botën, fituesja e 10 çmimeve Grammy ka pranuar se nuk mund të kapë notat e larta që dikur e kishte mjaft të lehtë për ta bërë. Puna me Bruno Mars për realizimin e këngës “All I Ask” vitin e kaluar, ka bërë që Adele të kuptojë se sa shumë ja ndjen mungesën cigareve. “Bruno tymos si një i moshuar,” ka thënë ajo. “Por unë jo më. Gishtërinjtë e mi nuk do të jenë më ngjyrë portokalli,” është shprehur këngëtarja e lindur në Tottenham duke e pare këtë si një aspekt pozitiv të lënies së duhanit.

Për të ruajtur zërin e saj, Adele, nëna e një djali 3 vjeçar, ka hequr dorë edhe nga picat. Ajo i ka thënë fansave në një koncert të ditëve të fundit: “Nuk mund të ha më pica! Sa keq, hë? Sepse ka domate në të, që ndikon keq për fytin dhe provokon refluks acidi.”

Së fundmi, Adele i ka kushtuar koncertin e së martës çiftit Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pasi mësoi lajmin për ndarjen e tyre shokuese.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF