KreuCelebrity

Jumpsuit me temina! Kush dominon ?

Nga Daljana Sejdia
Nëse ka ndonjë veshje që na kap syri më shpesh në verë, është padyshim jumpsuit-i. Që nga ai më i thjeshti, i cili i kombinuar me sandale të sheshta ose ortopedike, e deri tek ato glamour me temina apo xixa, që krysisht jemi mësuar t’i përcjellim në tapetin e kuq. Teksa temperaturat ftohen, menjëherë në sinkron me motin, ngjyrave plot jetë të garderobës, fillon i zënë vendin ngjyrat e errëta. Por…mesa duket duhet t’i harroni ngjyrat e errëta! Ky sezon është ndriçues! Sezoni i ri Vjeshtë-Dimër 2016-2017 ka prezantuar në industrinë e modës, jo pak po qindra modele veshjesh, fustanesh me temina apo xixa. Për një mbrëmje apo tapet të kuq teminat dhe xixat nuk janë kurrë mjaftueshëm. Përpos një look-u ndriçues, teminat jane dhe të guximshme. Mjafton të kthehemi pas në eventet e tapetit të kuq, ku shpeshherë vëmë re veshje me temina të cilat janë klasifikuar në kategorinë e të veshurave më keq. Por le t’i lëmë pas momentet e këqija të VIP-ave veshur me temina, e të sjellim në kujtesë jumpsuit-et më të bukura veshur nga këta të fundit.
Super ylli i muzikës pop Taylor Swift u shfaq në eventin iHeartRadio Music Awards këtë vit, i cili u mbajt në Los Angeles, California. Bukuroshja bjonde u shfaq në tapetin e kuq të këtij eventi me një jumpsuit i cili lidhej me një rrip, i gjithi i dekoruar me temina. Këtë veshje të Saint Laurent nga Hedi Slimane ajo preferoi ta kombinonte me çizme me majë të hapur.
Kate Hudson në ditëlindjen e saj të 35-të, më 26 Prill të këtij viti, zgjodhi të vishte një jumpsuit sexy me temina. Kjo veshje kaq rrëzëllitëse u kombinua nga Hudson, me një xhaketë velvet dhe këpucë të larta të zeza.

Një tjetër personazh i njohur që zgjodhi të vishej me një jumpsui me temina për ditëlindje, është Kelly Brook. Veshja e saj ishte nga New Look, të cilën e veshi për festën e Steam and Rye në Londër.

Jennifer Lopez padyshim mund të pagëzohet me emrin ”mbretëresha e teminave”. Në tapet të kuq, e ftuar në emisione, në koncertet e saj apo dhe në jetën e përditshme Lopez nuk nguron të shkëlqejë me temina. Për një emision, ku JLo ishte e ftuar në Jimmy Kimmel, ajo u shfaq e veshur me një vepër arti. Po, po i tillë ishte jumpsuit-i i saj i mrekullueshëm nga koleksioni i Michael Kors. Vlera e jumpsuit? Plot 12 mijë dollarë!

Jenny from the block nuk ishte e vetmja që veshi këtë jumpsuit gold. Modelja e njohur Gigi Hadid gjithashtu preferoi të shfaqej në CFDA Fashion Awards, veshur me këtë copëz arti, shkëputur nga koleksioni i Michael Kors. Të dyja ngjanin super bukur dhe e vetmja gjë është diferenca e moshës, e cila sigurisht nuk është shumë evidente për shkak të ndalimit të kohës nga JLo.
Kristen Stewart i la të gjithë pa frymë në premierën e filmit Twilight: Breaking Dawn 2, që u shfaq në Londër. Aktorja 22 vjeçare i mrekulloi fansat e saj veshur me një jumpsuit me temina të zi, dizenjuar nga Zuhair Murad.
Meqënëse jemi tek Zuhair Murad, kthehemi dhe njëherë tek Jennifer Lopez, e cila në ditëlindjen e saj të 47, preferoi të vishej me një jumpsuit me temina, dhuratë nga dizenjatori i famshëm. Edhe pse 47 vjeç, ajo ruan ende trupin e një 20 vjeçare-je, duke bërë që kjo veshje t’i përshtatet më së miri.
Ajo është e njohur për stilin e saj të këndshëm, e plot stil sidomos në shfaqjet e saj si pjesë e jurisë në America’s Next Top Model. Një nga daljet e saj më të mira konsiderohet në koncertin e saj në Kinë, kur ajo veshi një jumpsuit të argjendtë me temina.  Rita Ora performoi në Super Stage në Taiwan, duke lënë gojëhapur mijëra fansa në koncertin e saj.

Beyonce është një tjetër divë e muzikës e cila preferon që në koncertet e saj të shkëlqejë. Edhe pse jo me temina, por me xixa jumpsuit-i i saj është një ndër të preferuarit, ku i veshur nga Beyonce sigurisht e bën akoma dhe më të bukur.
Khloe Kardashian, u shndërrua në një catwoman rrëzëllitëse e plot sharm duke veshur një jumpsuit të zi në ditëlindjen e saj organizuar në Las Vegas. Këtë veshje ajo e kombinoi me këpucë të larta të zeza dhe një cantë gold e cila tërhiqte vëmendje më shumë se çdo gjë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF