KreuCelebrity

Kate Winslet: Më shikoni tani vajza!

Aktorja, që kur ishte adoleshente vihej në lojë nga një grup moshataresh për aspektin e saj pak topolak, sot është një grua e afirmuar, në punë por edhe në sektorin privat. ‘Kjo karrierë e bukur, me të cilën jam bekuar është hakmarrja ime’’

Është një nga yjet më të vlerësuara të Hollivudit, Kate Winslet. E talentuar, e dashur edhe nga gratë po aq sa nga burrat, armike e deklaruar e fotoshopit që krijon modele grash super të dobëta, e vetëdijshme se është një star, por larg nga falsiteti i zakonshëm i vipa-ve.

Kate Winslet: ‘‘E keqe për ju’’

‘‘E gjitha kjo është hakmarrja ime’’ ka rrëfyer aktorja e Today Show-t, ‘Kjo karrierë e bukur me të cilën jam bekuar. Kam fëmijë të shëndetshëm, një jetë të lumtur, pra si të thuash ‘‘Me shikoni tani vajza’’.

Vajzave të cilave u referohet janë ato që e kanë torturuar në adoleshencë, kur Kate ishte pak më e shëndoshë se ato. ‘‘Kam qenë viktimë e bulizmit’’ është rrëfyer Kate, që disa muaj më parë kishte folur për aspektin e saj në të shkuarën.

‘‘Mendoj se bulizmi mund të manifestohet në forma të ndryshme: në formën e një agresioni fizik, izolimi, apo ndrojtjeje. Në rastin tim më janë drejtuar me fraza me të vërtetë mizore dhe çnjerëzore’’. Sot është komplet tjetër gjë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF