KreuArt

Monika Lubonja: Skena e Teatrit të Kukullave do të kthehet në teatër për të rritur

Në një kohë që vihet re se admiruesit e teatrit, kanë nevojë për më shumë shfaqje për t’iu larguar sadopak monotonisë, ndoshta në më të bukurën e mënyrave, duke njohur vetveten nëpërmjet teatrit, vjen për ta një lajm i mirë. Monika Lubonja, drejtoresha e Teatrit te Kukullave, ka bërë sot me dije nëpërmjet një statusi se, skena e Teatrit të Kukullave do të kthehet në teatër për të rritur. Ndërsa skena e TK këto ditë ishte në dispozicion të fëmijëve për shfaqjen ‘‘Rozi dhe kopshti magjik’’, dhe rezultoi më se i suksesshëm, tani kjo iniciativë e re lajmëron një hap pozitiv për hapësirën që do t’ju jepet edhe artistëve për të vendosur në skenë shfaqje që ata ndoshta i kanë planifikuar, por që s’kanë pasur mundësi t’ua servirin publikut.

Drejtoresha e Tetarit te Kukullave, shprehet entuziaste për këtë iniciativë: ‘‘Miq të dashur, një nga iniciativat më të reja që ne po marrim është kthimi i skenës së Teatrit të Kukullave në Teatër për të rritur. Sot regjisorëve, aktorëve, artistëve ju mungojnë skenat për të promovuar veprat dhe punët e tyre.Kjo skenë e vogël që ka shumë ngrohtësi dhe intimitet ju pret të gjithëve ju artistë, për të shpalosur veprat tuaja dhe për të kënaqur pafund spektatorin që ç’ do fundjavë të argëtohet. Sot startojmë me regjisorin Erion Kame me komedinë ” Një jetë me ty”. Një komedi mjaft e suksesshme e shkruar nga vetë regjisori. Në skenë do të jenë aktorët e mirënjohur Romir Zalla, Suela Bako dhe Vilma Hodo. Ju mirëpres të gjithëve, regjisor, aktor, spektator të vini të këtë të shtunë dhe të diel në orën 19: 00 të hapim siparin e kësaj iniciative’’,- ka shkruar ajo në një status në Facebook.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF