Statuja e Leninit që ishte në New York tani nuk është më 0 134

lenin leninlenin

Në çatinë e një pallati në lagjen East Village të New York-ut ishte një statujë e famshme e Leninit që në 19 shtator u zhvendos. Pallati quhet Red Square’ (‘Sheshi Rozë’),dhe është ndërtuar në 1989, gjendet në East Houston Street, e njëjta rrugë në të cilën gjendet edhe ‘‘Katz’s Delicatessen’’, restoranti në të cilin është realizuar skena e ‘‘Harry të prezantoj Sally-n’’. Statuja e Lenin-it ishte e gjatë 5 metra e gjysmë dhe gjendej në çatinë e Red Square, që është një lagje me 130 apartamente, e formuar në vitin 1994: ishte porositur nga artisti Yuri Gerasiov nga Bashkimi Sovjetik para vitit 1989, por me rënien e BS nuk ishte përdorur më.

Në vitin 1994 u ble nga Michael Shaoul që së bashku me Michael Rosen, ish profesor i sociologjisë të Universitetit të New York-ut, ishte pronar i Red Square; statuja u gjend në një dacha të Rusisë, pranë Moskës, dhe u ble direkt nga artisti. Përpos studiove të tij, Rosen ndërtoi edhe banesa për të strehuar persona të prekur nga AIDS dhe gra që vinin nga histori dhune dhe abuzimesh seksuale.

 

Statuja e Lenin-it u zhvendos nga pronari i ri i Red Square, kompania Dermot Company, që sipas gazetave e ka blerë ndërtesën për 100 milion dollarë (89 milion euro). Sipas një informatori që menaxhon blogun e East Village ‘Ev Grieve’, statuja u ble nga Rosen, por nuk dihet se ku është vendosur apo se çdo të bëhet me të.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *