KreuStil Jetese

Belen: “Unë për shkak të video-s hard që u publikua humba një fëmijë”

“ Për shkak të asaj video-je hard që u vodh, unë humba një fëmijë”. Kështu showgirli rrëfen dhimbjen e saj. Ndodhi pak vite më parë,kur në rrjetet sociale për shkak të kësaj historie ajo “u kryqëzua” me komente nga më mizoret. Në atë video, shfaqej shoëgirli kur ishte adoleshente ndërsa po kryente mardhënie seksuale me të dashurin e saj. Video-ja sapo u hodh në internet u bë menjëherë më e klikuara. “ Prej turpit edhe dhimbjes së fortë që ndjeva në atë periudhë prej asaj situate, unë humba fëmijën që prisja”.

Është vetë Belen që merr kurajën, pas një fyrmëmarrje të thellë, dhe e tregon këtë histori publikisht, me sytë të mbushur me lot. Nisur nga ngjarjet më të fundit, ku cënimi i privatësisë ka çuar shumë persona, veçanërisht femra, në një situatë të rëndë psikologjike, duke përfunduar madje edhe në vetvrasje, showgirl-i, vetë viktimë e hackerave, ka vendosur të rrëfejë ferrin që ka përjetuar…

“Kur dëgjova lajmin për vetvrasjen e Tiziana Cantones (një grua e re që i dha fund jetës për shkak të disa video-ve hard të saj të shpërndara në rrjet)” – rrëfen Belen – isha në shtëpi dhe nisa të qaj, sepse edhe mua më ndodhi një gjë e tillë. Ajo video që të gjithë  e panë asokohe për mua ishte një dhunë e fortë. Rashë në depresion dhe humba fëmijën që prisja”. Ishte viti 2011 kur showgirl-i priste një fëmijë nga Fabrizio Corona, dhe pak muaj më vonë ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Ai do të kishte qenë fëmija i saj i parë…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF