KreuStil Jetese

Dama shqiptare e musical-it të famshëm, Elhaida Dani së shpejti në Paris

Artistja Elhaida Dani kësaj here i është bashkuar spektaklit muzikor “Notre-Dame de Paris”. Një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, ku kësaj here do të ngjitet para publikut në skenën e Pallatit të Kongreseve të Pairist, si Esmeralda. Në postimin e saj në Instargam artistja me origjinë shkodrane shkruan se: “Me shumë kënaqësi më në fund mund të anunçoj pjesëmarrjen time në produksionin e fundit të Notre-Dame de Paris-Francë, i cili do të shfaqet duke filluar nga data 23 nëntor. Do të interpretoj rolin e Esmeraldës në çastin 2. Këtë mundësi e konsideroj një hap shumë të rëndësishëm të karrierës sime”, shprehet këngëtarja, teksa nuk lë pa përmendur kantautorin Riccardo Cocciante, Luc Plamondon, Gilles Maheu, Charles & Nicolas Talar që i besuan.

Dani hapat e parë në fushën e artit i ka pasur në moshën 6-vjeçare në piano. Ka qenë pjesë e talent–shoë “Star Academy”, ku u shpall fituese në vitin 2009. Ka interpretuar në festivale të ndryshme, si në Rumani, Bullgari etj. kënga e parë që ka realizuar me regjistrim është “Si asnjëherë”. Më pas ka marrë pjesë në të gjitha festivalet muzikore, që realizohen në vendin tonë. “Fjala e Fundit”, “Mijëra Vjet” etj., janë këngët që ka interpretuar në këto festivale. Në vitin 2012 publikon albumin e parë. Me “S’je më” u shpall fituese e çmimit të madh në Top Fest. Elhaida Dani merr pjesë në “The Voice Of Italy”, pasi në serialin tjetër talent show, tek “Amici” di Maria de Filippi nuk e pranojnë, në vitin 2013. Vendosi të shkojë në skuadrën e këngëtarit Riccardo Cocciante dhe u shpall fituese e “The Voice Of Italy”. Por, suksesi i saj nuk përfundoi me kaq. Këngëtarja shkodrane triumfoi në natën finale të Festivalit 53 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe përfaqësoi Shqipërinë me këngën “I’m alive” në Eurosnog 2015 në Austri

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF