KreuFashion

Fluturimi më i shkurtër ndërkombëtar, më i shpejtë se kontrolli i sigurisë në aeroport

Mund të keni pyetur veten: Pse dikush duhet të marrë avionin vetëm për 12.5 milje? A nuk është si një rrugë e shkurtër për te dyqani i perimeve? Në fakt, kjo është bota në të cilën jetojmë. Kur u prezantua fluturimi më i ri evropian që përshkohet nga St. Gallen, Zvicër për në Friedrichshafen, Gjermani, u vendos dhe rekordi për fluturimin më të shkurtër ndërkombëtar, me biletën që kushton 45 dollarë. Në këtë mënyrë shmanget trafiku gjatë ngarjes së makinës nga St. Gallen, përreth liqenit Constance, përmes kufirit austriak, për në Friedrichshafen, në jug të Gjermanisë, në anën tjetër të liqenit. Për të arritur nga destinacioni i parë tek i dyti janë rreth 12.5 milje ose 82 km që mund të marrë vetëm 1 orë e pak minuta nëse shkohet me makinë.

Linja ajrore austriake “People’s Viennaline” që mundëson këtë fluturim, thyen rekordin e mbajtur deri tani nga Ethiopian Airlines për fluturimin nga Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos për në Brazzaville, Kongo, që zgjat në total 20 minuta.

Fluturimi më i shkurtër në të gjithë botën, është ai i Loganair mes Westray-t dhe Papa Westray-t në ishujt Orkney të Skocisë që zgjat vetëm 47 sekonda. Ndërsa fluturimi më i gjatë është 17 orë e 25 minuta, me Emirates, nga Auckland, Zelanda e Re për në Dubai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF