KreuArt

Misteri më i madh i ”The sixth sense” mund të jetë zgjidhur

‘ ‘Shqisa e gjashtë’’ është një nga ata filma me ndoshta një nga finalet më të bukura që mund të jenë parë ndonjëherë. Por një pyetje rreth historisë i ka stërmunduar fansat, pak a shumë siç mund të bëjë një fantazmë… A e dinte Cole se Malcom ishte një fantazmë?

Personazhi i Cole, i interpretuar nga Haley Joel Osment, shfaqet gjatë gjithë filmit shumë i trembur nga fantazmat që vazhdojnë ti shfaqen. Nuk e shikon atë që i ndodh si dhunti, por si një mallkim. Tek Malcom, personazhi i Bruce Willis, gjen një njeri tek i cili mund të rrëfehet, një mik, dikë që mund ta ndihmojë. Dhe pastaj, do të zbulohet ajo që nuk pritej: edhe Malcom është një fantazmë. Pas kësaj, të vazhdosh të ndjekësh filmin bëhet një lojë në kërkim të të dhënave. Për shembull, në skenën e famshme në të cilën Cole thotë ‘shikoj njerëz të vdekur’’ mos ndoshta po i jep një të dhënë mikut?

Çështja qëndron këtu: A e ka ditur Cole se Malcom nuk ishte gjallë? Nëse po , atëherë përse nuk kishte frikë? Apo e ka kuptuar pas njëfarë kohe? Dhe nëse po, kur?

Fatmirësisht, ka një përgjigje për të gjithë këtë, Huffington Post amerikan, ka intervistuar Roger Birnbaum dhe aktorin Vincent D’Onofrio, për të folur për filmin e tyre të ri, xhirimet e klasikut perëndimor ‘the magnificent seven’’. Bimbaum është edhe producent i ‘The sixth sense’’. Tundimi ishte shumë i madh ndaj edhe gazetari Bill Bradley i drejtoi pyetjen:

‘Haley Jole Osment ishte në dijeni të faktit që Bruce Willis kishte vdekur gjatë gjithë kohës?

Përgjigjia: ‘Jo’’.

Por, pas habisë që shprehu Bradley producenti e ndryshoi përgjigjen: ‘Ose ndoshta po’’. Duhet parë për tu besuar.

mister55

‘Ndërsa po projektonim këtë film – rrëfen Bimbaum – i thamë njëri tjetrit: në qoftë se spektatorët do ta kuptojnë, ky film është destinuar të falimentojë.

Përgjigjja e parë ishte ajo përfundimtare? Cole nuk ia kishte idenë, deri në fund? Nuk e vuri re kurrë njollën e gjakut në këmishë?

Përgjigjja ekziston edhe diku fshihet…Duhet vetëm të ndjekim këshillën e Vincent D’onofrio: ‘‘Duhet ta shikoni filmin me kujdes, dhe atëherë do të kuptoni se e gjitha ajo që tregoi Roger, përputhet më së miri’’

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF