Ben Affleck dhe Jennifer (jo Lopez) për darkë së bashku 0 104

Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë parë duke darkuar në Los Angeles, të enjten e 22 shtatorit. “Ben dhe Jen erdhën rreth orës 8 dhe u larguan pak para orës 10,” tregon një dëshmitar. “Jen doli dhe mori drejtimin për nga makina. Ben ishte pas saj dhe dukej se kishte pirë ca. Jen dukej e kënaqur, nuk ishte e mërzitur dhe nuk tha asnjë fjalë.” Çifti darkoi në restorantin “Sam’s by the Beach” pa fëmijët e tyre, Violet 10 vjeç, Seraphina 7 dhe Samuel 4 vjeç.

Të dy 44 vjeçarët, u ndanë qershorin e kaluar pas 10 vitesh martesë, por ende nuk kanë marrë masa të paraqesin zyrtarisht divorcin. Më herët, disa burime thanë se marrëdhënia e tyre po përmirësohet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *