KreuStil Jetese

Çantat që duhet t’i keni këtë sezon

Çantat e sezonit vjeshtë/dimër 2016, na prezantohen në stile, përmasa dhe ngjyra të ndryshme. Një pjesë e tyre evokojnë stilin e viteve ’70 dhe ’80. Herë vijnë me linja të pastra e të drejta, minimaliste dhe klasike, herë tjetër janë më sportive dhe më komode, si për shembull çantat e shpinës. Më të guximshmet mund të zgjedhin çantat me ngjyra të forta dhe me printime. Këtë sezon janë në modë çantat e vogla si valixhe por edhe të mëdhatë për zonjat dhe zonjushat që duan të kenë gjithçka me vete kur dalin nga shtëpia. Galeria ju prezanton me disa stile çantash që duhet të jenë në gardërobën tuaj këtë sezon.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF