KreuCelebrity

E kishit imagjinuar filmin “Titanic” pa Kate Winslet? As ne!

Ndërsa Kate Winslet iu rikthye ekranit me filmin “The Dressmaker”, “Vogue” na zbulon disa sekrete që nuk dimë për aktoren 40 vjeçare. Njëri prej tyre na tregon se çfarë fshihet pas rolit të saj në filmin “Titanic”. E kishit imagjinuar ndonjëherë filmin “Titanic” pa Kate Winslet si Rose? Një nga sukseset e këtij filmi është padyshim aktorja Winslet e cila ishte mjaft e besueshme në rolin e Rose DeWitt Bukater. Kate-it, atëherë aktore e panjohur, do t’i duhej shumë të bindte regjisorin James Cameron, t’i besonte rolin. Mësohet se Winslet ka lënë pas aktoret Gwyneth Paltrow, Nicole Kidman, Cameron Diaz dhe këngëtaren Madonna të cilat luftonin për rolin e Rose.

Kur bëhej audicioni për kastin e aktorëve në vitin 1996, Kate, e cila tani është aktore e dhjetra çmimeve, atëherë kishte luajtur vetëm disa skena në Hollywood (dalja e saj e parë në një film ishtë në vitin 1994 në filmin “Heavenly Creatures”). Në një interviste Kate shpjegon se pasi lexoi skenarin e filmit, “U përlota dhe i thashë vetes, ‘Tani, absolutisht dua të jem pjesë e tij. S’ka rrugë të dytë.’” Ajo gjen numrin e James-it përmes agjentit të saj dhe i telefonon në telefonin e makinës (mënyrë e vjetër komunikimi). “James ishte duke udhëtuar dhe më thotë, ‘Jam duke shkuar për diku.’ Dhe unë, nga frika se do e mbyllte telefonin, i them me nxitim, “Unë duhet ta luaj këtë rol. Do të jesh i marrë nëse nuk më merr mua.’” Kate iu nënshtrua audicionit dhe pasi i tregoi James-it aftësitë e saj, tri ditë më vonë i dërgon një buqetë me lule me shëninim: “Nga Rose-i yt.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF