A ishte martesa Brangelina një gënjeshtër?! 0 167



Martesa e Brad Pitt dhe Angelina Jolie përfundoi pas kërkesës së Jolies për divorc, por “RadarOnline.com” zbulon se në këtë lidhje ka një mashtrim prej 5 milionësh…

Kur çifti u martua në 2014-ën, raportet kanë deklaruar se ata i shitën të drejtat për fotot ekskluzive të dasmës së tyre për plot 5 milionë dollarë, të cilat ata i dhuruan për bamirësi.

Çifti nuk e konfirmoi asnjëherë çmimin, por Radar ka në dorë, në mënyrë ekskluzive dokumentet që zbulojnë çmimin final të cilit çuditërisht i mungojnë disa zero, në krahasim me atë që është raportuar.

Në fund, vlera që tregu i caktoi ishte vetëm 50,000 dollarë, sipas asaj që çifti i ka raportuar IRS-së

Kjo ishte në fakt më shumë nga sa çifti kishte pritur të merrte. Ata në fillim kanë pritur një ofertë  20,000 dollarësh për fotot në albume për Fondacionin “Maddox Jolie -Pitt”.

A do të thotë kjo se Brangelina nuk ka qenë asnjëherë çifti i artë që ne të gjithë mendonim?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *