KreuStil Jetese

Alexander Wang: Pranverë-verë 2017 hot!

Tek Alexander Wang, pranverë-verë 2017 shfaqet hot, koleksioni i tij i ri përshtatet me ngrohjen klimatike, por jo vetëm, edhe me shkrirjen e kufijëve, gjithnjë e më shumë të shënuara mes mashkullore sport dhe femërore eros.

Në këtë pikë krijuesi, që është edhe specialiteti i tij, qëndron më shumë se kurrë besnik ndaj vet-vetes. Në linjën e parë, klasiket e mëdha si këmisha me vija, bokse të shkurtra, xhiboksi ushtarak, kostum zhytësi, xhinse të përdorura, street sweat…

Më pas do të vijojnë veshje Lolita të shekullit XXI, mes një naiviteti falsë dhe forcë të vërtetë të karakterit, me një robëri të ndryshuar, dantella të zeza, efekte lingerie, bluza të shkurtra dhe lloje të ndryshme sutjenash joshëse…

Duhet kuptuar, kjo garderobë e tipit “më zhvish” i përket kryesisht moshës së jo arsyes, së rinisë së lumtur dhe pa komplekse. Por Alexander Wang gjatë prezantoi gjithashtu, me rastin e sfilatës së tij, një seri modelesh të realizuara në bashkëpunim me Adidas Originals, bardhë e zi plot energji dhe grafikë, për të gjithë brezat këtë herë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF