Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas, “binjakë” në ditëlindje por me 25 vite diferencë

Mosha nuk është asgjë më shumë se sa një numër, veçanërisht për Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas. Numra që kujtojnë çdo vit, të dy, më 25 shtator. “Një puthje për ditëlindjen e bashkëshortit tim,” shkruan Zeta-Jones, e cila mbushi 47 vjeç, në fotografinë duke puthur Michael-in, i cili festoi 72 vjetorin. “Gëzuar ditëlindjen për ty e për mua.”

Të martuar që prej vitit 2000, çifti ka dy fëmijë, Dylan, 16 vjeç dhe Carys, 13. Pavarësisht një ndarjeje të shkurtër në vitin 2013 kur Michael vuante nga një sëmundje ndërsa Catherine u diagnostikua me bipolaritet periodik, çifti duket se është më i fortë se kurrë. “Duhet të japësh maksimumin dhe jo të dorëzohesh kur problemet shfaqen, sepse nuk do të jetë i fundit. Jeta na përball me disa të tilla,” është shprehur në një interviste Zeta-Jones.

Në mars, në 16 vjetorin e tyre, Catherine dhe Michael vizituan Aspen, një zonë në Kolorado ku ai i propozoi në vitin 2000.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *