Çiftet më të rrezikshme të kinemasë…

Dashuri dhe aksion: një ndërthurje shpërthyese që u ka dhuruar spektatorëve të të gjithë botës një sërë çiftesh protagonistësh të rrezikshëm dhe të paharrueshëm, në filma që të rrisin adrenalinën.

Çmendurisht të dashuruar. Dhe të dashuruar të çmendur janë Harley Quinn dhe Joker-i, protagonistë të Suicide Squad në interpretimin e Jared Leto dhe Margot Robbie. Një sërë veprimesh të rrezikshme por një zemër plot romancë. Dhe pak ju intereson nëse bota jashtë po shpërthen.

Lidhur me temën e shpërthimit nuk mund të mos citojmë një tjetër çift aksioni, që përpos të qenit çift në ekran ishin edhe në  jetë. Po flasim për Brad Pitt dhe Angelina Jolie që, në vitin 2005 kanë luajtur përkatësisht rolet e Mr dhe Mrs Smith. Dhe nëse në film dy protagonistët bashkojnë forcat e tyre, në jetën reale ata u ndanë vetëm pak ditë më parë.

Ai është një agjent që ka liçencë për të vrarë, ndërsa ajo është anëtare e shoqërisë më të rrezikshme në botë. Ai quhet Bond, James Bond.  Ndërsa ajo Lucia dhe mban sensualitetin e pa moshë të Monica Belluçi-t.  Një çift i lidhur nga një pasion dhe tërheqje vdekjeprurëse, që do të mbetet përjetësisht në kujtesën e historisë së kinemasë.

Armiq natën, dashnor ditën, hanë Batman dhe Catwoman.  Ai që kërkon të vendos drejtësi, ndërsa ajo një hajdute e penduar që nuk mund të heq dorë nga gjesti i bujarisë… Asgjë nuk është e bardhë në këtë film, dhe asgjë nuk është krejtësisht e zezë. Por çdo gjë është në ekuilibër.

Nuk mund të mbyllim këtë listë pa elegancën dhe stilin e papërsëritshëm të një çifti të artë të kinemasë: Danny dhe Tess Ocean, në periudhën e artë të  George Clooney dhe Julia Roberts në “Ocean’s Eleven” të Steven Soderberg. Ai hajdut dhe mashtrues, ndërsa ajo shumë më dinake se ai.

cifti5

E mbyllim këtë listë mbi çiftet e rrezikshëm të kinemasë pikërisht me një shkëmbim batutash midis Danny-t dhe Tess. Ai: “Gënjeshtare”. Ajo: “Hajdut”. Ai: “Çift i bukur”. Ne: i bukur me të vërtetëtë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *