KreuStil Jetese

Debati në DWM, Alketa-Robertit: Mikrofonin nuk ma merr dot njeri!

 

Të flasësh, të këndosh apo të kërcesh nën ritmet e një kënge të huaj, duhet të jetë në fakt një mënyrë për të shkëmbyer kulturë, qoftë kjo edhe muzikore, apo thënë ndryshe për të krijuar ura. Por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis dy vendeve si Shqipëria dhe Greqia, jo rrallë mund të shkaktojë edhe debate. Kështu ndodhi mbrëmjen e sotme gjatë transmetimit të emisonit “Dance with me”, pas interpretimit të këngës greke “Soma Mou” nga Renato Mekolli… Artisti Robert Aliaj, si dhe anëtar jurie i DWM nuk e priti mirë faktin që në spektakle shqiptare të flitet në gjuhë të huaja, veçanërisht nëse bëhet fjalë për gjuhën greke. “Nuk jam fare dakord që këtu të këndohet greqisht, sepse asnjë grek nuk këndon shqip” – u shpreh Roberti .

I acaruar nga kjo situatë, ai u ngrit nga karrigia e tij, u ngjit në skenë duke tentuar madje për  ti rrëmbyer mikrofonin Alketës”, pa ia dalë mbanë natyrisht…

“Mikorofonin nuk ma merr dot njeri” – ka replikuar Alketa  duke u përpjekur të argumentojë së bashku me pjesën tjetër të stafit se ky në fakt është një hap pozitiv për spektaklet televizive.

“Mua më pëlqen shumë kur Rihanna këndon dhe kërcen me këngën e Era Istrefit” – shtoi Alketa duke u përpjekur më kot të bind Robertin se dëshira e saj është që edhe të huajt të këndojnë këngët tona.

Argumentet e Valbonës, Renatos apo Alketës nuk e bënë Bertin të ndryshonte mendim, kjo u duk edhe  në reagimin e tij të mëvonshëm gjatë vlerësimit që duhet t’i bënte çiftit në garë Besi dhe Arnita. Performancës së tyre nuk u dha asnjë pikë…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF