KreuStil Jetese

Eau de Britney

Ajo është e njohur për hitet e saj më pak se sa për periudhën problematike ndonëse rikuperimi ishte i shpejtë dhe befasues. Pas mëkëmbjes, Britney Spears, ju përkushtua më shumë muzikës dhe biznesit. Tani ajo ka një linjë të vetën parfumesh që nisi në vitin 2004 me parfumin “Curious” duke mbledhur 100 milion dollarë brenda pesë javëve të para të prezantimit. Nëse nuk i keni dëgjuar këngët e saj kohëve të fundit, me gjasë i keni nuhatur njërin nga parfumet. Tani keni edhe një shans, pasi këngëtarja sapo ka prezantuar parfumin më të ri “Private Show”, një myshk oriental me aromë pozitive. “’Private Shoë’ përfaqëson një nga pasionet e mia, kërcimin,” tregon Britney. “Jam frymëzuar nga energjia që ndjej kur performoj, si në prova ashtu edhe gjatë spektakleve të drejtpërdrejta.” Emri i parfumit lidhet pas këngës me të njëjtin titull që është pjesë e albumit të saj të fundit “Glory” publikuar në muajin gusht. “Për këtë këngë kam punuar fort dhe jam shumë entuziaste për rezultatin.”

Parfumi “Private Show” hapet me notat e ëmbla dhe të freskëta të frutit të klementinës, nektarinës dhe kafesë. Në zemër ka lule portokalli dhe jasemin, ndërsa baza është ndërtuar me qelibar dhe myshk sensual. Flakoni në formën e një diamanti përmban aromën Eau de Parfum.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF