KreuCelebrity

“Jolie, shtriga e pabesë”, reagimi i papritur nga aktori i njohur për ndarjen e çiftit

Vështirë se ka ngelur njeri pa diskutuar rreth ndarjes së çiftit të famshëm Angelina Jolie-Brad Pitt. Por nuk mund të rrinte pa komentuar edhe aktori ikonë, Samuel Jackson. Ai ka folur rreth ndarjes së tyre duke e cilësuar Jolie si “shtriga e pabesë”.  I pyetur nga një gazetar nëse e konsideron ndarjen pas 12 vitesh të çiftit si të trishtueshme, ai është përgjigjur: “A është me të vërtetë? Kjo është jeta. Njerëzit jetojnë dhe bëjnë atë që duan. Një pjesë e madhe e Amerikës ende mendon se ajo që Pitt i bëri Jennifer Aniston ishte e gabuar dhe janë gëzuar që ajo “shtriga e pabesë” (Jolie) humbi bashkëshortin e saj. Por është edhe një grup tjetër njerëzish që e mendojnë si të trishtueshëm faktin e shkatërrimit të një familjeje. Nuk e di pse kjo ngjarje është kthyer në një temë për të gjithë apo pse atyre ua ndjen”,- është shprehur aktori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF