Rikthehet “Sex and the City”, ja çfarë do të ndodhë 0 106

Sarah Jessica Parker pohon “Do të realizohet sezoni i gjashtë ose një film i ri”

Një sezon i ri ose një film i ri. Fansat e serialit televiziv më të dashur kanë me të vërtetë një motiv për të gëzuar, duke u bazuar në intervistën që ka dhënë e preferuara e tyre, aktorja Sarah Jessica Parker: historia e ” Sex and the City” vazhdon dhe ka përpara një të ardhme rrezëllitëse.

Lamtumirat e zonjave tërheqëse të telefilmit të ideuar nga Darren Star kanë qenë faktikisht të shumta ( qysh në 2004-ën, në fakt, ishte lajmëruar mbyllja e serialit, në 2008-ën dhe pastaj në 2012-ën pas daljes së filmit të dytë) dhe tani me sa kuptohet asnjëra prej tyre nuk ka qenë përfundimtare.

Ashtu si u tha për “The Press Association” nga aktorja kyçe e “Sex and the City”, në fakt, kasti është gati për t’iu kthyer xhirimeve të episodeve të reja apo të një filmi të tretë të këtij seriali. “Nuk besoj se ndonjëri prej nesh i është përgjigjur negativisht telefonatës “, që më pas specifikon se çfarë kanë në mendje producentët. “Nuk e di nëse do të jetë një sezon i ri ose një film. Mbetet një çështje e hapur edhe besoj do të ketë edhe diskutime të tjera”.

“Njerëzit ndoshta nuk arrijnë të kuptojnë që Carrie ka një karakter komplet ndryshe nga imi” ka theksuar Parker,  e cila në fakt nuk u mendua dy herë për të pranuar të kthehet në rolin e personazhit, kur u kontaktua nga produksioni.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *