Shqiponja shqiptare në Teatrin Mbretëror spanjoll… nga Ermonela Jaho

Sopranoja e njohur  shqiptare, Ermonela Jaho ka interpretuar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Mbretëror të Spanjës, një nga personazhet më pikant të Shekspirit, Desdemonën.

Me potencën vokale dhe me interpretimin briliant, Jaho ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj, duke ofruar emocione të papërshkruara.

Në këtë shfaqje që u prit me shumë interes, Ermonela ka interpretuar përkrah artistit Gregory Kunde si Otello.

Sopranoja nuk e ka fshehur dot krenarinë e të qenit shqiptare, si dhe përkatësinë e saj etnike, edhe në skenë përmes simboleve kombëtare.

Ermonela Jaho ka bërë me duar simbolin e shqiponjës teksa interpretonte rolin e saj në skenë.

Desdemona shqiptare për disa sekonda ka marr pamjen figurative të shkabës shqiptare, në shfaqjen e cila u ndoq me interes të jashtëzakonshëm në mbarë Spanjën dhe më gjerë përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë.

Mediat spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skenat botërore fuqishëm duke luajtur role të vështira si ky i Desdemonës.

Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe VI dhe Mbretëresha Leticia, një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke treguar kujtimet e saj të mira.

Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde sollën në skenë historinë e çiftit të veprës së famshme të Shekspirit pasi Teatri Mbretëror i Spanjës që nga nëntori i vitit 1999, nuk ka parë askënd ta sjellë shpirtin e Giuseppe Verdi në skenë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *