KreuArt

Dashuria është ende gjuha universale, “100 Puthje nga Bota”

” Të rinjtë që duhen puthen në këmbë kundër portave të natës dhe kalimtarëve që i tregojnë me gisht , por ata janë të dashuruar dhe nuk duan t’ia dinë…” ka shkruar Jacques Prévert. Dhe seti me foto që është shkrepur nga Ignacio Lehman e tregon këtë: dashuria mund të lulëzojë kudo, pavarësisht shikimeve të pavend të fotografëve dhe të panjohurve.

” 100 Puthje nga Bota” quhet fotoprojekti i këtij artisti që ka fotografuar puthje nga çdo cep i botës, duke treguar se, pavarësisht nga mosha, gjinia, sfondi, preferencat seksuale, apo çfarëdolloj gjëje tjetër, është ende e mundur të flasësh në një gjuhë universal, atë të puthjes. Në tre vitet e fundit, Lehmann ka kapur moment delikate të çifteve në qytete si New York, Londër, Paris, Hiroshimë, Berlin, Barcelonë, Tokjo, Meksikë, Amsterdam, Venecia, Firence, Bogota dhe Kartagjena.

 

 

 

 

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF