Dedikimi prekës i Vesa Lumës për babain

“Babi, ti sot ke ditëlindjen,” nis të shkruajë Vesa Luma një dedikim mjaft të ndjerë për babain e saj të ndarë nga jeta vite më parë. Është videoklipi i këngës “Sa mall” prezantuar ditën e sotme, që na sjell në vëmendje këtë moment të trishtë që ka lënë gjurmë në jetën e këngëtares. Kënga, e punuar nga Big Basta, është pjesë e albumit “Pop Cult” të vitit 2013, por në fshehtësi të familjarëve të saj, Vesa i ka bashkëngjitur klipin duke e sjellë sot si një dhuratë për ata dhe për babin e saj.

“Prej momentin kur u ndave nga ne fizikisht, e as sot, nuk arrita përmes fjalëve të shpreh atë që ndjej. Por fatmirësisht me kulturën dhe edukatën që Ti dhe Nana na e keni mësuar, unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë, të cilët më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikor, për herë të parë, të ndaj ndjenjat e mia. Kërkoj falje që ky videoklip i ka zënë në befasi familjen time, por muzika është e vetmja që mund të më “tradhëtojë”. Faleminderit zemër [Big Basta] që përktheve ndjenjat e mia në fjalë e muzikë. Kjo këngë i dedikohet të gjithē atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre! Gëzuar për ty engjëlli ynë!”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *