KreuFashion

Google feston sot ditëlindjen?

Nëse keni hapur sot një faqe Google, me siguri do të keni parë një atmosferë festive që shënon ditëlindjen e 18-të të motorit më të madh të kërkimit. Shkronja “G” ngjyrë blu, feston mes tullumbacesh, duke formuar më pas fjalën “Google”. E gjithë kjo është dizenjuar nga Gerben Steenks për të kujtuar ditëlindjen e 18-të të Google, më 27 shtator.

Megjithatë, duket se Google është paksa konfuz rreth ditës së lindjes. Kjo sepse ky motor kërkimi feston ditën e krijimit në këtë datë që prej vitit 2006, sepse në vitin 2005 festohej në datën 26 shtator dhe për disa kohë në datën 7 shtator.

Google është inkorporuar në vitin 1998, më 4 shtator, edhe pse projekti për të nisi dy vite më herët. Në vitin 2013, në ditëlindjen e 15-të, Ryan Germick shkroi: “Kur është ditëlindja e Google-it? Nuk jam i sigurt nëse e di – ne kemi festuar më 7, 8, 26 dhe së fundi më 27 shtator.”

Duket se Google ka vendosur përfundimisht datën 27 shtator, por ju, për të qenë të sigurt, urojeni Google-in gjithë muajin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF