Jolie dhe Brad Pitt, ja ç’do të bëhet me pasurinë e tyre… 0 132

Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk do të kenë ndryshime të mëdha financiare sepse ata patën vetëm 2 vjet martesë së bashku dhe ndoshta e kanë parashikuar divorcin qysh në ditën e pare, sepse ata kanë firmosur një kontratë prenuptiale, sipas asaj që raporton TMZ.

Burime pranë çiftit kanë treguar se kontrata prenuptiale është bërë në bazë të pikave të detajuara për sa i përket pasurisë së tyre të përbashkët…që raportohet të jetë rreth 400 milionë dollarë.

Brangelina kanë së bashku në total 12 prona, secilën prej tyre e kanë pasur në zotërim më para se të martoheshin madje edhe përpara se të dilnin bashkë. 7 prej të cilave i përkasin Brad, 2 Angelina-s dhe 3 që kanë blerë së bashku para se të lidhnin kurorë në 2014-ën.

Nuk është ende e qartë se kush do t’i përfitojë këto 3 prona, që përfshijnë një vresht në Francë, një rezidencë në Orleans dhe një apartament në NY, por sipas asaj që thuhet kontrata prenuptiale i thjeshton procedurat e ndarjes së pasurisë të përbashkët.

Edhe pse pasuria e përbashkët është një çështje e rëndësishme në këtë divorc, burimet për TMZ kanë raportuar se beteja e vërtetë do të jetë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Brad po mundohet të përdorë të gjitha mënyrat për të arritur kujdestarinë e përbashkët fizike të 6 fëmijëve të tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *